Description
Një barrierë e dëmtuar e lëkurës mund të çoj në lëkurë që duket e thatë, me luspa, e ashpër ose me gunga. Mund të ndihet gjithashtu e irrituar, kruar ose e pakëndshme. Kjo ndodhë sepse, kur barriera e lëkurës suaj është e shqetësuar, ajo mund të mos jetë në gjendje të mbajë lagështinë thelbësore brenda (dhe irrituesit e dëmshëm jashtë). Përfshirja e një kremi restaurues barrierash me përbërës si acidi hialuronik dhe ceramidet në rutinën tuaj të përditshme të kujdesit për lëkurën mund të ndihmojë në rikthimin e pamjes dhe ndjesisë së një lëkure të lëmuar, elastike dhe me pamje të shëndetshme.
Kremi hidratues CeraVe është një hidratues i pasur, jo i yndyrshëm, që thithë shpejtë për lëkurë normale deri të thatë në fytyrë dhe trup. I formuluar me tre ceramidet thelbësore, ai funksionon për të bllokuar lagështinë e lëkurës dhe për të ndihmuar në ruajtjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës suaj. Kremi ynë hidratues gjithashtu përmbanë acid hialuronik, vazelinë dhe Teknologjinë e Shpërndarjes MVE – e cila funksionon duke lëshuar vazhdimisht përbërës hidratues për hidratim afatgjatë. I zhvilluar me dermatolog, ky krem restaurues barrierash është i butë për lëkurën, pa aromë dhe i pranuar nga Shoqata Kombëtare e Ekzemës.