Description
Një pastrues mund të heqë papastërtinë, grimin dhe papastërtitë e tjera, por një pastrues hidratues, si CeraVe Hydrating Facial Cleanser, mund ta bëj të gjitha këto pa prishur barrierën natyrore mbrojtëse të lëkurës ose pa e zhveshur lëkurën nga lagështia e saj natyrale. I zhvilluar me dermatolog, CeraVe Hydrating Facial Cleanser është një pastrues i butë për fytyrën me përbërës si ceramidet dhe acidi hialuronik që punojnë për të rivendosur barrierën natyrore të lëkurës për të ndihmuar lëkurën të bllokoj lagështinë.
CeraVe Hydrating Cleanser është formuluar për të pastruar dhe rifreskuar lëkurën pa e zhveshur atë shumë ose duke e lënë të ndjehet e shtrënguar dhe e thatë. Përmbanë acid hialuronik për të hidratuar lëkurën dhe 3 ceramidet thelbësore që punojnë së bashku për të bllokuar lagështinë e lëkurës dhe për të ndihmuar në rivendosjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës suaj. Teknologjia e Shpërndarjes MVE përmbanë ceramidet për të siguruar shpërndarje efikase brenda barrierës së lëkurës dhe çlirim të ngadaltë me kalimin e kohës. Mbështetë barrierën tuaj mbrojtëse të lëkurës, shumë kohë pasi të keni mbaruar aplikimin. Ky pastrues fytyre jo-komedogjenik është një mënyrë efektive por jo-irrituese për të filluar çdo regjim kujdesi për lëkurën. Më i miri për lëkurë normale deri në të thatë.